Dëshmia që i hapi rrugë aktakuzës së EULEX-it për vrasjen më 2004

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 07:58 | Nga

Pas 13 vjetësh, katër të akuzuarit për sulmin dhe vrasjen e dy personave në veturën e UNMIK-ut në mars të vitit 2004 do të ballafaqohen në gjykatë me dëshminë e Shkumbin Mehmetit, dikur pjesë e grupit të tyre.

Aktakuza e ngritur tri ditë më parë nga prokurori i EULEX-it, Danilo Cacareli, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, i ngarkon Bedri Krasniqin, Alban Dezdarin, Bajram Kiqmarin dhe Faik Shaqirin me dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe tentim vrasjeje.

Prokuroria është mbështetur kryesisht në dëshminë e Mehmetit, i cili është i dënuar me 30 vjet burgim për të njëjtën ngjarje.

Së bashku me Mehmetin, dyshohet se ata janë përgjegjës për vrasjen e policit të UNMIK-ut, Possible Essuman, si dhe zyrtarin e Policisë së Kosovës, Arsim Rrustolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme