Dëshmitari pyetet për njësitin “Skifterat”: Nuk i kam njohur, më vonë e kam kuptuar kush janë

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Speciale ka vazhduar gjykimi i Salih Mustafës nën dyshimet për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Në seancën e sotme është duke dëshmuar dëshmitari i parë i mbrojtur i Speciales, i cili i është përgjigjur pyetjeve të Prokurorit të Specializuar.

Transkripti i pyetjeve të Prokurorit dhe përgjigjeve nga dëshmitari i mbrojtur:

Prokurori: Dje na the se ke parë një person që kishte shenja djegie në trup dhe i kishte duart e lidhura. Pyetja ime është kjo: Përveç këtij personi të lidhur dhe teje, a ka pasur persona të tjerë si ju?

Dëshmitari: Jo

Prokurori: Mendohu pak për momentin që e përshkrove dje, e kam fjalën për momentin që deklarove se i akuzuari më ka rrahur. Dje ke thënë se pas përfundimit të rrahjes, dy persona u urdhëruan të më dërgonin përsëri në dhomë. E mban mend këtë që e ke thënë dje?

Dëshmitari: Kam thënë se dy persona më kanë marrë pas rrahjes dhe më kanë dërguar përsëri në dhomë.

Prokurori: Pasi që ke thënë se nuk i njihje, unë po të pyes a e di kush i urdhëroi këta persona

Dëshmitari: Ai që më ka rrahur

Prokurori: Do të them një fjalë dhe të kërkoj ndjesë se si do ta shqiptoj në gjuhën shqipe. Fjala “skifterat”, çfarë do të thotë për ju?

Dëshmitari: Nuk e di

Prokurori: A ka ndonjë lidhje fjala “skifter” me të akuzuarin?

Dëshmitari: Ata që kanë qenë aty kanë qenë “skifterat”.

Prokurori: Por ti personalisht çfarë ke ditur për skifterat?

Dëshmitari: Në atë kohë nuk e kam ditur, por më vonë e kam kuptuar kush janë

Prokurori: Deklarove se “ata aty kanë qenë skifterat”, për kë e kë fjalën?

Dëshmitari: Thash se nuk e kam ditur kush janë “skifterat”, më vonë e kam kuptuar

Prokurori: Ti the se ata ishin “skifterat”, a e ke fjalën për personat në Zllashë që të kanë mbajtur ty?

Dëshmitari: Po

Prokurori: Këta “skifterat”, a ishin ndonjë njësit?

Dëshmitari: Nuk e di çka kanë qenë

Prokurori: Tani do të tregoj një fotografi. Sekretare të lutem tregoja edhe publikut këtë fotografi. Tregojani edhe dëshmitarit këtë fotografi. (I shfaqet fotografia dëshmitarit). Çfarë ju kujton kjo fotografi?

Dëshmitari: Po ma merr mendja se është vendi ku më kanë keqtrajtu

Prokurori: Është vendi në Zllashë ku je mbajtur? A po e thua këtë? Në cilën shtëpi saktësisht mendon se jeni mbajtur? A i thua dot gjykatës në cilën prej këtyre ndërtesave jeni mbajtur?

Dëshmitari: Qikjo dy-katëshja është, por unë jam mbajtur në bodrum ndërsa ata kanë qenë lartë

Prokurori: A po thua se në këtë ndërtesën më të lartë jeni mbajtur në bodrum? Dje na ke thënë se aty ku keni qëndruar, keni dëgjuar britma nga kati lartë? A mund t’i thuani gjykatës nëse kjo është ndërtesa ku i keni dëgjuar këto britma nga lartë?

Dëshmitari: S’kom mujt me pa kurgjo, po me siguri është qajo lart.




Fjalë Kryesore:

Të ngjashme