Dëshmitari Ramiz Qeriqi është duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq. Ai tha se gjatë kohës së luftës, është takuar me Thaçin vetëm tri herë.
Një prej herëve që dëshmitari pretendon se është takuar me Thaçin, sipas tij ka ndodhur në selinë e UÇK-së në Krumë. Ai thotë se Thaçi nuk ishte paraqitur me ndonjë pozitë atë kohë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Jo me njëfarë pozite. S’kam ditë që ka pozite. Isha duke u përgatitë për me hy brenda me Azem Sylen dhe aty jemi taku bashkë, e kuptuam që ishte Hashim Thaçi. S’di si ta shpjegojë, jo njëfarë i veçantë, nuk ka qenë. I thjeshtë sikur na ushtarët e tjerë”, tha ai.
Dëshmitari thotë se një herë tjetër ishte takuar me Thaçin në Krojmir pa praninë e Shukri Bujës dhe Fatmir Limës. Ai pohoi se në atë kohë ka besuar që personi kryesor i UÇK-së ka qenë Azem Syla.
“Ashtu u ndegju”, u përgjigj dëshmitari.
Ramiz Qeriqi tha se hera tjetër që nuk dinë nëse kishte ndodhur para ose pas takimit në Krojmir me Thaçin ka ndodhur në kur kanë dhënë intervistë për gazetarët e “New York Times”.