Cristiano Ronaldo e ka humbur finalen e dytë radhazi me Juventusin. Të mërkurën në mbrëmje, Juventusi u mposht nga Napoli në finalen e Kupës së Italisë, pas ekzekutimit të penalltive.
Për Ronaldon, ishte hera e parë në karrierë që dështon me një skuadër në dy finale të njëpasnjëshme. Portugezi e kishte humbur edhe ndeshjen për Superkupën e Italisë ndaj Lazios.
Me “Zonjën e Vjetër”, Ronaldo do të ketë edhe dy mundësi këtë sezon, pasi është në garë për të triumfuar në Serie A si dhe në Ligën e Kampionëve.