Eleminimet nga europianët apo botërorët janë vlerësuar dështim dhe zhgënjimin ja faturojnë shpesh, apo e merrte përsipër gjithnjë trajneri.
Kështu ndodhi edhe këtë herë. Roi Hodgson dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes me Islandën duke detyruar drejtuesit e futbollit anglez që të kërkojnë pasuesin e tij.
Pas shumë takimeve të bëra në pak ditë, mediat britanike kanë zbuluar se identikiti i përcaktuar prej tyre përkon me figurën e Arsen Venger. Trajneri i Arsenalit ka një kontratë me klubin londinez deri në vitin 2017, por kjo nuk shihet si pengesë pasi federata është gati të presi skadencën e saj për t’i dhënë atij çelësat e kombëtares.
Kështu ndodhi edhe me stolin e Spanjës. Del Boske është larguar përfundimisht nga drejtimi i përfaqsueses, skuadër me të cilën ai u shpall 2 herë kampion Europe dhe 1 kampion bote. Dorëheqja e tij nuk është pranuar ende nga presidenti Villar, i cili i ka dhënë kohë deri me 15 korrik, ditë kur do të mbahen zgjedhjet për president në federatës spanjolle.
Flitet se dhe Iker Casillas nuk do të jetë më pjesë e kombëtares. Këto thashetheme janë bërë akoma më të besueshme me postimin e fundit në Twitter të portierit, i cili nuk luajti asnjë minutë në euro 2016.
“Është krenari të dëgjosh njerëzit duke thënë faleminderit Casillas”, është mesazhi i tij, ndërkohë që për video ka shkëputur momentin kur Rambo i kërkon gjeneralit t’i pranojë dorëheqjen.