Dështimi i pashembullt ekonomik nuk ndalet me propagandë, FMN kumtoi sot lajmin e keq

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri dhe deputet i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se dështimi i pashembullt ekonomik i Qeverisë Kurti nuk mund të ndalet me propagandë.

Si për inat të Qeverisë së padijshme, pak ditë më parë Banka Botërore deklaroi se parashikonin një rritje reale të ekonomisë kosovare për vetëm 3,1% për sivjet. Sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar kumtoi lajmin edhe më të keq, rritja reale pritet të jetë vetëm 2,7%, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

“Zhvillimi i pashembullt ekonomik” nuk po mund të dalë nga letrat propaganduese të Qeverisë e të takojë realitetin e xhepit të qytetarëve.

Atje, në realitetin e ftohtë të përditshëm ku takohet kuleta e qytetarit me çmimet gjithnjë në rritje të bukës, vajit, miellit, vezëve, derivateve, energjisë elektrike dhe çdo gjëje tjetër, dëmet e dështimit të pashembullt ekonomik janë të thella.

Si për inat të Qeverisë së padijshme, pak ditë më parë Banka Botërore deklaroi se parashikonin një rritje reale të ekonomisë kosovare për vetëm 3,1% për sivjet. Sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar kumtoi lajmin edhe më të keq, rritja reale pritet të jetë vetëm 2,7%!

Sa e ultë do të jetë rritja reale e ekonomisë deri në fund të vitit? Varet edhe sa dëme e keqmenaxhime tjera do ja bëjë Qeveria ekonomisë këta dy muaj e gjysmë.

Të barabartë në varfëri është qëllimi i tyre. Dështimi i Pashembullt Ekonomik është trashëgimia e tyre.

Të ngjashme