Sevilla gjenë zëvendësuesin e Nzonzit.
Roma dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje edhe për një tjetër transferim.
Pas Steven Nzonzit që kaloi te verdhekuqët nga andaluzianët, tani spanjollët do të marrin një lojtar të Romës, përcjellë “Lajmi.net”.
Bëhet fjalë për mesfushorin Maxime Gonalons.
Ai dështoi te Roma vitin e kaluar, duke bërë pak paraqitje.
Megjithatë, palët pothuajse kanë arritur marrëveshje për rreth 10 milionë euro