Një tentim i Shteteve të Bashkuara për të dënuar grupin islamik Hamas për nisje të raketave nga Gaza në Izrael ka dështuar të fitojë vota të mjaftueshme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Një draft rezolutë më 6 dhjetor ka pranuar 87 vota për dhe 58 të tjerë e kanë kundërshtuar atë, mirëpo nuk ka arritur të fitojë dy të tretat e nevojshme për t’u miratuar.
Nëse do të miratohej ky do të kishte qenë dënimi i parë zyrtar i Hamasit nga OKB-ja.
Pak para votimit, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley e ka cilësuar votimin “hap të rëndësishëm” për arritje të paqes në Lindje të Mesme dhe u ka bërë thirrje anëtarëve për të mbështetur këtë dokument.
Rezoluta e prezantuar ka synuar të dënojë organizatën ekstremiste palestineze “për nisje të vazhdueshme të raketave në Izrael dhe nxitje të dhunës, duke vënë civilët në rrezik”.