Dështon kërkesa e PDK-së për mocion parlamentar kundër shtrenjtimit të rrymës, s’ka kuorum

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka dështuar mocioni i PDK-së në lidhje me tarifat e reja, raporton Ekonomia Online.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike, ka kërkuar mocion parlamentar kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kjo kërkesë e cila u hodh në votim u mbështet nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kuvendi nuk pati kuorum për këtë vendim. Vetëm 36 deputetë morën pjesë në votim.

Me këtë rast, deputetë e LDK-së dhe të PDK-së, kanë lëshuar seancën. Ndërsa ata të AAK-së kanë qëndruar në sallë.

Të ngjashme