Dështon Komisioni për Bujqësi, mungon ministri

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 11:34 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, nuk ka shkuar në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor për të raportuar për raportin financiar të MBPZhR-së për vitin 2016.

Ministri Krasniqi ishte i ftuar nga Komisioni për të raportuar para deputetëve për raportin financiar të vitit të kaluar. Në vend të tij kanë shkuar përfaqësues nga stafi civil. Por me rregullore të Kuvendit të Kosovës vetëm ministri ka të drejtë të raportojë, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Adem Salihaj nga radhët e LDK-së tha se nuk ka kushte për të vazhduar mbledhja e komisionit në mungesë të ministrit Krasniqi.

“Mendoj se s’kemi kushte me vazhduar këtë mbledhje pasi s’është ministri dhe raportimi i shërbyesve civil është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Nuk dyshoj që sekretari si di të gjitha informatat, por rregull është të jetë ministri e jo stafi civil. Nëse ju doni mos me respektuar rregulloren, unë shkoj, e ju vazhdoni”, tha ai.

Deputetja Time Kadriaj nga AAK-ja tha se është duke u krijuar një praktikë e keqe me ministra “të cilët nuk po vijnë as në raportime, as në interpelanca”.

Edhe deputeti Shaip Muja, tha se nuk dëshiron që të shkelet rregullorja e Kuvendit.

“As unë s’jam me shkel rregulloren, me gjithë respektin për stafin civil që kanë ardhur”, tha Muja.

Të ngjashme