Dështon marrëveshja, Neymar mbetet te Parisi

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Neymari është pajtuar të qëndrojë te Paris Saint-Germaini, pasi bisedimet për rikthim te Barcelona kanë dështuar.

Ai do të udhëtojë të dielën drejt Miamit për t’iu bashkuar ekipit të Brazilit.

“SkySports” raporton se Neymari do ta respektojë kontratën që ka me PSG-në dhe do të rikthehet në skuadër pas pushimeve për ndeshjet ndërkombëtare.

Refuzimi i PSG-së që të ulë çmimin e lojtarit, pavarësisht se ai vetë ofroi 20 milionë euro për të ndihmuar transferimin, çoi në dështim të marrëveshjes.

Pos Barçës, interesim për lojtarin pati edhe Real Madridi.

PSG akoma s’ka komentuar situatën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme