Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore ka dështuar që të mbajë mbledhjen e radhës në mungesë të kuorumit, rpaorton Ekonomia Online.
Në rend dite për tu invervistuar ishin dëshmitarët: Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI-t; Avni Rexha dhe u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar; Genc Hamzaj.
Kryetari i këtij Komisioni, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se në mungesë të kuorumit mbledhja dështon, edhe pse siç tha qe ka qenë i informuar se do të vijnë të gjithë anëtarët.
“Siç po e shihni kjo mbledhje e thirrur që të kemi një agjentë, përkundër agjendës e cila ka qenë e definuar para tre muajve, sot jemi ka kuorum”.
“Për kundër faktit që kemi qenë të informuar që do të jemi në numrin e plotë të kuorumit. Kjo mbledhje nuk mund të vazhdojë për shkak se janë vetëm dy anëtarë. Në mungesë të kuorumit këtë mbledhje e shpalli të mbyllur”, ka thënë Dreshaj.