Ka dështuar që të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën është paraparë që të diskutohen 60 pika të papërfunduara. Arsye e dështimit ishte mungesa e kuorumit, raporton Ekonomia Online.
Ndonëse pritej të mbahej seanca e radhës këtë të enjte, e njëjta nuk do të mbahej, për arsye të vizitës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetares, Saranda Bogujevci në Evropë.
Këtë e bëri të ditur, shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se seanca e radhës pritet të mbahet më 1 shkurt.
“Sot nuk kishte kuorum për mbledhë arsyeja ishte mungesës së tre nënkryetarëve. Sipas agjendës do të duhet të diskutonim për seancën e radhës e cila do të duhej të mbahej të enjten. Arsyeja që këtë javë nuk do të mbahet seanca e Kuvendit është sepse kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca edhe Saranda Bogujevci do të marrin pjesë në një takim në Evropë”, tha ajo.