Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar se ka dështuar miqësorja ndaj Iranit. Ndonëse kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohej në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të akceptueshme për FFK-në – që ndeshja të zhvillohej pa shikues.
Pas dështimit të ndeshjes me Bregun e Fildishtë, FFK-ja kishte kërkuar një tjetër kundërshtar dhe si opsion kishte Moldavinë, Kongon dhe Iranin, ka sqaruar FFK.
“Ndonëse me Iranin kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të akceptueshme për FFK-në – që ndeshja të zhvillohet pa shikues”.
FFK-ja mendon se kjo nuk i kontribuon afirmimit dhe fundja futbolli luhet për shikues, ndaj edhe morëm vendim ta anulojmë këtë ndeshje.
Kombëtarja e Kosovës do të kthehet në Kosovë të shtunën më 2 qershor.