Dështon seanca e jashtëzakonshme për politikën e jashtme, mungojnë Haradinaj e Pacolli

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 10:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli ka dështuar seanca e thirrur për skandalet në politikën e jashtme, raporton Ekonomia Online. Me 58 vota për, 5 kundër ka kaluar mocioni procedural që Kryesia të vendos për seancë në mbledhjen e ardhshme.

Shefi i Grupit Parlamentar, të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se në mungesë të Qeverisë dhe koalicionit qeverisë, kjo seancë të mbahet një ditë tjetër.

“Kjo është seancë e jashtëzakonshme me 42 nënshkrime. Ne e kuptojmë plotësisht ndjeshmërinë e temës. Në mungesë të plotë të deputetëve të koalicionit ne propozojmë që data e mbajtjes së seancës të caktohet në datën e ardhshme”.

Shefi i Grupit Parlamentar, të PDK-së, Memeli Krasniqi, tha se është e rrugës që kjo seancë të caktohet për një datë tjetër, dhe kjo të mbahet pas pranimit të Kosovës në Interpol, që pritet të ndodh me datën 20.

“Ne kemi marr me kohë një shkresë nga ministri i punëve të jashtme dhe që duhej të merrnin pjesë në seancë, dhe është e udhës që kjo seancë të caktohet pas mbledhjes për Interpol”.

Kurse deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se është brengosëse që nuk mund të diskutohen temat e rëndësishme për qytetarët.

“Ky debat është ftuar me 6 nëntor dhe kryeministri dhe Pacolli kanë qenë në dijeni që ky debat do të mbahet. Ne si VV jemi të brengosur me kahjen që ka marr politika e jashtme. Duhet të flasim për deklaratat e zotëri Pacollit që nuk ka kufij mes Serbisë dhe Kosovës duhet të flasim për mashtrimin për liberalizim të vizave. Ne jemi të pajtimit që kryesia të vendos për seancën e ardhshme”.

Haxhiu e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për mospjesëmarrje në seancë. Të njëjtën akuzë e bëri edhe për ministrin e Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.

Dardan Sejdiu, nga PSD-ja, tha se nuk ka asnjë arsyetim që të mos respektohet ftesa për seancë të jashtëzakonshme.

“Për hir të së vërtetës kjo na është bërë e ditur edhe në mbledhje të Kryesisë që gjasat për tu mbajtur kjo seancë janë minimale. Duhet të dakordohemi për data dhe të mos jemi për ngut, do ta shohim mundësin që Qeveria të jetë këtu”.

Sipas, tij Kryesia duhet të mblidhet dhe të caktojë një datë tjetër.

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit është kërkuar të shtyhet kjo seancë.  Ai përmendi arsyet pse kabineti qeveritar mungojnë në këtë seancë.

“Për hir të korrektësisë duhet të them se në mbledhje të Kryesisë është kërkuar që të shtyhet kjo seancë sepse ministri i punëve të jashtme ka kërkuar që të shtyhet dhe kryeministri për hir të korrektësisë ka dërguar letër. Prej javës tjetër e tutje kurdo që Kryesia vendos qe të mbahet seancë ne do të jemi prezent”.

Bilall Sherifi në emër të Grupit të Nismës Socialdemokrate tha se shtyerja e kësaj seance e kërkuar nga pozita nuk është shtyrë për shkak të qëllimeve strategjike të opozitës

“Ne e mbështesin shtyrjen e seancës për një datë tjetër mirëpo kjo është seanca e parë e jashtëzakonshme e thirrur 10 ditë më herët, zakonisht seancat thirren për 48 orë”.

“Është thirrur që të mos mbahet me të 16 jo pse është i pa rëndësishëm debati, nuk ka pasë gatishmëri që të shtyhet për shkak të qëllimeve strategjike e taktike të opozitës”.

“Gatishmërinë për të debatuar nuk është mirë ta keqpërdorin. Sapo të përfundoj kjo drama rreth Interpolit ne do të jemi këtu”.

Albert Kinolli në emër të Grupit Parlamentar 6+, tha se e mbështesin marrëveshjen e arritur më parë dhe e përkrahin propozimin që në mbledhjen e radhës të Kryesisë të caktohet data për seancën e ardhshme.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/615689522167522/

 

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/615689522167522/

Të ngjashme