Dështon sërish interpelanca e Haradinajt për rritje pagash

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 10:17 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka dështuar të mbahet sërish interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj për ngritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe debati për raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë, raporton Ekonomia Online

Në mungesë të kryeministrit, këto pika të rendit të ditës së Kuvendit janë shtyrë për seancë tjetër kur do të jetë prezent vet kreu i ekzekutivit.

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës e cila ka mbetur në gjysmë nga java e kaluar, është shtyrë me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe VV-së.

“Me pëlqim të grupeve parlamentare seanca mbahet të enjten ora 10:00”, ka konfirmuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. 

Javën e kaluar këto pika të rendit të ditës ishin shtyrë ngase i pari i Qeverisë ishte në udhëtim zyrtarë në Amerikë.

Kjo interpelancë është thirrur nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, rritjen e pagave për të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës si dhe për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Poashtu është shtyrë edhe debati parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Haradinaj, ka qëndruar për disa ditë në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka marrë pjesë edhe në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë, por edhe ka zhvilluar numër të madh takimesh me zyrtarë të lartë amerikan.

Haradinaj ka qenë i shoqëruar në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Anita.

 

Të ngjashme