Mbledhja e Kryesisë së Kuvendi ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.
Mirëpo me vendim të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, seance e radhës u caktua për të enjten. Me këtë rast ai tha se në këtë seancë pritet përveç pikave të rendit të ditës do të zgjidhet edhe nënkryetari nga radhët e PDK-së.
“Kjo është e disata herë që Kryesia e vendit nuk po mund të mblidhet dhe nuk po ka kuorum, mirëpo Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi i Kosovës nuk mund të bllokohet . Neni 67 i lejon kryetarit të Kuvendit i lejon të thërras seancën”.
“Vendosëm ta caktojmë seancën pasnesër me datë 18 nëntor në ora 10:00. Pastaj në këtë seancë pritet të zgjedhet edhe nënkryetari, nga radhët e PDK-së, duke qenë se Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i Mitrovicës”.
Konjufca ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm Kuvendin, por që nuk do të lejojnë asnjë kushtëzim e shantazh nga kjo parti.
“Lista Serbe po e bojkoton qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme, ne nuk pranojmë asnjë shantazh, e aq më pa në mënyrë publike”.
“Zoti Simiq po vjen e në momenti që po e sheh që ne bashkë me të po jemi 4 ai po largohet që mos të mund të merren vendime. Ai këtë e ka bërë edhe sot, me këtë Lista Serbe po tregon kushtëzim, por ku kushtëzim nuk pranohet”.