Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, sërish nuk ka arritur të kalojë në Kuvendin e Kosovës.
Ky projektligj mori vetëm 36 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, me ç’rast nuk pati vendimmarrje.
LDK dhe VV nuk morën pjesë në votim, kurse PDK-ja e përkrahu projektligjin.
Projektligji për vlerat e Luftës, i iniciuar nga deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, është kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Ambasadorët e shteteve mike të Kosovës, kanë bërë thirrje që ky ligj të mos votohet, meqë sipas tyre ky ligj “është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për UÇK-në”.