Kuvendi i Kosovës, nuk ka miratuar heqjen e homologimit për veturat në seancën e së premtes, pikë kjo e cila nuk ishte miratuar në seancën e kaluar.
Projektligji për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L132 për Automjete, mori 28 vota për dhe 13 kundër.
Ndryshimi i këtij projektligji është iniciuar nga Vetëvendosje.
Kjo pikë do të jetë në shqyrtim përsëri në seancën e radhës.