Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është votuar në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, edhe pse dy herë u hodh në votim, raporton Ekonomia Online.
Në këtë Komision deputetët nuk patën vërejtje për projektligjin por megjithatë ai ka dështuar që të votohet për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetari i komisionit, Shkëmb Manaj ka thënë se në Projektligj janë paraqitur 15 amendamente. Ai ka thënë se asnjë amendament nuk ka qenë në kundërshtim me kushtetutën.
“Raportin me amendamentet e komisionit funksional e keni marr dhe janë paraqitur 15 amendamente. Unë nuk kam parë nëse ndonjë amendamente është në kundërshtim me kushtetutën., tha ai.
Komisioni ka diskutuar edhe propozimin e Vetëvendosjes për plotësimin e ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, e cila poashtu nuk është miratuar nga anëtarët e komisonit.
Deputeti i VV-së Alban Hyseni ka thënë se është e nevojshme të lehtësohet procedura e votimit për diasporë .
“Është e nevojshme ta lehtësojmë procedurën e votimit , ku në shumë raste kushton çështja e votës me post dhe besojmë që përmes mënyrës se si ne e kemi propozuar të mundësohet një mënyrë me e lehtë e votimit.
Ndërsa deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se ky ligj është i mangët, por duhet ti jepet rëndësi.
“Që dy mbledhje radhazi që ka ardhur nga VV-ja nuk është prezantuar , dhe mendoj që është iniciativë që duhet t’i japim drejt me votë, pra Ligji për zgjedhjet e përgjithshme është i rëndësishëm pavarësisht që është i mangët por, ne duhet ta trajtojmë. Mendojë që kjo nismë duhet të jetë më e gjerë që diasporës ti mundësojmë që të ketë përfaqësues të vetë në parlamentin e Kosovës”, tha Tahiri.