Dështuan dy herë, Gërvalla del me reagim: Shteti nuk është i shantazhueshëm, betejën e vazhdojmë të hënën

Prishtinë | 19 Pri 2025 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

“Shteti nuk është i shantazhueshëm”, kështu e ka nisur reagimin e saj, ish-ministrja e Punëe të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila sot u betua si deputete e legjislaturës së nëntë të Kuvendit, ndërkohë që koalicioni ku ajo bën pjesë dështoi ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, edhe pas dy tentimesh.

Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në këtë pozitë, që pamundësoi vazhdimin e hapave tjerë. Nga 61 vota sa duhen, në dy tentativa, Haxhiu mori vetëm 57.

Gërvalla ka thënë se të hënën do ta vazhdojnë “betejën parimore dhe aspak të lehtë për konsolidimin e institucioneve”.

“Shteti nuk është i shantazhueshëm. Sot e tejkaluam bllokadën e parë të opozitës dhe bëmë betimin si deputetë. Vazhdojmë të hënën betejën parimore dhe aspak të lehtë për konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, shkruan Gërvalla në një postim të shkurtë.

Të ngjashme