Vitin e kaluar, Google njoftoi se të gjitha rezultatet e kërkimit në Search për pajisje mobile do të kenë favicon për sajtet dhe emër të domenit. Së bashku me etiketën më të theksuar “Ad”, këto ndryshime po vijnë tani edhe në Google Search për desktop, raporton 9to5google.
Rezultatet e Search janë duke u bërë me ridizajnim më të vogël, ku emri i sajtit tani do të shfaqet poshtë vijës kryesore që e përmban faviconën e sajtit dhe emrin e domenit. Google shpreson se theksimi i brendimit të sajtit do t’ia mundësojë përdoruesit ta kuptojë më mirë se nga vjen informacioni dhe cilat faqe e përmbajnë atë që përdoruesi po e kërkon.
Një ndryshim tjetër është se Google Search tani ka etiketë më të theksuar “Ad” për reklama, e cila është trashur dhe nuk është më e gjelbër.
Ikonat për sajte e luajnë një rol të madh në vërtetimin e secilit rezultat dhe i ndihmojnë përdoruesit t’i skanojnë më lehtë faqet me rezultate dhe të vendosin se çfarë të bëjnë tjetër, shkruan KOHA Ditore. Faviconat gjithashtu ndihmojnë në brendimin e sajteve, ndërsa webmasterëve u sigurohen udhëzues dhe udhëzime se si ta zgjedhin ikonën e duhur për listingje.
Në pajisjet mobile, ky dizajn gjithashtu mbështet edhe formate të reja të përmbajtjes, siç janë tregimet AMP. Google mund të shtojë më shumë butona veprimi dhe preview të dobishme për rezultatet e kartelave Search.
Desktop faviconat e Google Search dhe ndryshimet e tjera të lartpërmendura priten këtë javë.