A keni plane për të vizituar Shqipërinë? Është një destinacion interesant që po bëhet gjithnjë e më popullor vitet e fundit, shkruan faqja e njohur turistike swedishnomad.com. Ne mund t’ju ofrojmë këshilla të vlefshme në lidhje me hotelet, shëtitjet, pikat turistike, ushqimin, fluturimet e shumë më tepër se kaq! Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë një guidë […]
Destinacionet më të bukura të Shqipërisë sipas SwedishNomad

A keni plane për të vizituar Shqipërinë? Është një destinacion interesant që po bëhet gjithnjë e më popullor vitet e fundit, shkruan faqja e njohur turistike swedishnomad.com.
Ne mund t’ju ofrojmë këshilla të vlefshme në lidhje me hotelet, shëtitjet, pikat turistike, ushqimin, fluturimet e shumë më tepër se kaq! Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë një guidë udhëtimi për Shqipërinë.
Ky është një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri dhe gjithashtu një nga destinacionet më të zhvilluara turistike. Afërsia me Ksamilin, Butrintin dhe Syrin e Kaltër si dhe me pjesën veriore të Rivierës Shqiptare, e bëjnë ideale si pikë nisjeje.
Përgjatë detit do të gjeni një bulevard të mrekullueshëm, afër plazhit me bare dhe restorante. Ka edhe dyqane dhe plazhe, por arsyeja kryesore për të ardhur këtu është ndoshta shumëllojshmëria e hoteleve.
Midis Durrësit dhe Sarandës gjenden dy vende të mrekullueshme me plazhe fantastikë. Afër plazhit të Dhërmiut do të gjeni plazhin e famshëm të Gjipesë, për të cilin thuhet se është një nga plazhet më të mira në Shqipëri!
TIRANA
Nëse dëshiron të kombinosh pushimet me një qytet më të madh, mund t’ju duket me interes të vizitoni kryeqytetin. Këtu ka jetë nate plot gjallëri dhe do të ndesheni me një eksperience krejt tjetër nga jugu i vendit. Nëse jeni duke vizituar pjesën veriore, do ishte mirë të fluturonit direkt për në Tiranë.
KSAMILI
Ksamili është një nga destinacionet turistike më popullore dhe gjendet rreth 30 minuta larg qytetit të Sarandës. Këtu ju presin disa nga plazhet më të mira të Europës me ujë të kristaltë në ngjyrë smeraldi dhe rërë të bardhë. Ka disa gjire të vegjël ku mund të bëni plazh. Ky destinacion popullohet shumë në korrik dhe gusht.
Nuk duhet të lini pa vizituar katër ishujt ku mund të zhyteni me tub ajrimi, të bëni banjo dielli dhe të shijoni ujin e kristaltë.
DURRËSI
Një tjetër destinacion popullor në Shqipëri, i cili shtrihet më në veri përgjatë rivierës shqiptarë. Nëse doni diell dhe det, ky është një vend fantastik ku mund të shkosh. Është shumë afër kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

PLAZHET POPULLORE NË SHQIPËRI












