M.A është gruaja e cila ka vdekur në mengjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në rrugën Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në dalje të fshatit Partesh.
Gruaja me inicialet M.A është personi i cili ka humbur jetën në këtë aksident. Ajo është e Kabashit të Vitisë, e martuar në qytetin e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se policia është aktualisht në vendin e ngjarjes duke hetuar edhe arsyen e ardhjes deri ky aksident me fatalitet.
“Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku fatkeqësisht vdiq një grua. Policia është në vendngjarje dhe shumë shpejtë do të japim edhe një raport policor”, tha ai, transmeton Gazeta Metro.