Detaje nga krimi i trefishtë në Tiranë: Çifti kishte një vajzë të vogël

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm kryeqytetin.

Në zonën e Unazës së Re, në rrugën “Kristaq Mone”, Majlind Lala 42 vjeç ka vrarë ish-vjehrrin Bujar Mata, 63 vjeç dhe ish-vjehrrën Xhevahire (Valentina) Mata, 52 vjeçe në shtëpinë e tyre.

Më pas ish-dhëndri Majlind Lala është hedhur nga ballkoni, ku është gjetur nga policia i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ish-bashkëshortja Nevila Mata ndodhet në Suedi, ndërkohë që viktimat kanë patur konfikt të mëparshëm me njëri-tjetrin.

Majlind Lala kishte dy ditë që ishte kthyer nga Suedia. Ai nuk ishte martuar me letra me Nevilën, por i kishte kërkuar në Suedi që të lidheshin sërish pasi ishin ndarë një vit më parë. Kjo kërkesë ishte refuzuar nga Nevila. Çifti kishte edhe një vajzë të vogël. Ka dyshime se mes çiftit ka pasur konflikt edhe për kujdestarinë e vajzës.

Në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja. Lala e ka goditur veten me mjete prerëse pasi ka vrarë dy vjehrrit. Ai është hedhur nga kati i dytë pas krimit të rëndë. Policia e ka gjetur me shenja jete, por ai ndërroi jetë në spital.

Autori i krimit bëhet e ditur se kishte probleme me alkoolin. 42-vjeçari Majlind Lila ishte me origjinë nga Burreli, ndërkohë dy viktimat ishin me origjinë nga Korça.

Gjithashtu bëhet e ditur se mes Majlind Lalës dhe çiftit të bashkëshorteve Mata ka pasur një natë më parë një telefonate me tone të tensionuara dhe këtë të hënë në mëngjes, Majlind Lala ka shkuar në shtëpinë private tek Unaza e Re duke shkaktuar një masakër të vërtete. /mapo.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme