Detaje nga marrëveshja Mbappe-Real Madrid

Prishtinë | 20 Shk 2024 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Tani mund të ketë pak dyshime për destinacionin e ardhshëm të Kylian Mbappes.

Pasi e informoi klubin për vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit, është raportuar se është arritur një marrëveshje që kapiteni i Francës t’i bashkohet Real Madridit.

Madje, sipas raportimeve të fundit nga “BBC”, Mbappe do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me “Los Blancos”, me vlerë prej 15 milionë eurosh në sezon.

Ylli francez do të  fitojë gjithashtu një bonus nënshkrimi prej 150 milionë eurosh, i cili do t’i paguhet gjatë pesë viteve./GE

Të ngjashme