Detaje nga të shtënat në Deçan, ku njëri nga të plagosurit është një avokat

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Një avokat dhe dy persona të nacionalitetit serb janë plagosur në orët e para të 13.01.2026 në Deçan.

KALLXO.com mëson se tre personat janë plagosu nga një person ndërsa një zyrtar policor në vendin e ngjarjes ka neutralizuar të dyshuarin.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi mëngjesin e sotëm njoftoi për ngjarjen.

“Më datë 13.01.2026 rreth orës 00:18, Policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencë të Spitalit të Pejës”- ka thënë Gashi më 13.01.2026.

I dyshuari është arrestuar dhe për ngjarjen u njoftua edhe prokurori i shtetit dhe me vendim të këtij të fundit I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator dhe 9 fishekë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme