Në qelin e tij që gjendet në pavijonin numër pesë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dubravë të mërkurën në mbrëmje u gjet i varur nga gardianët, Asllan Hajraj nga Mitrovica.
Përkundër intervenimit nga stafi korrektues dhe ai mjekësor, nuk kanë arritur të kthejnë në jetë Hajrën.
Por kjo nuk ishte hera e parë që 29 vjeçari tentoi të kryente një akt të tillë.
Sipas burimeve të gazetës Objektiv brenda Shërbimit Korrektueses të Kosovës, ai kishte tentuar edhe më herët të bënte vetëvrasje duke tentuar disa herë ta djegte qelinë e tij, për t’i dhënë fund jetës.
Objektiv merr se i ndjeri kishte problem mendore edhe më herët dhe për këtë ishte trajtuar vazhdimisht brenda burgut, por edhe në repartin e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I ndjeri ishte dënuar me katër vite burgim për veprat penale vjedhje e rëndë dhe lëndim i lehtë trupor.
Edhe në Këshillin për Mbrojtën e Lirive dhe të Drejtëve të Njeriut tregojnë se Hajraj kishte problem mendore.
“Ka pas probleme shëndetësore të natyrës së shëndetit mendor, është trajtuar vazhdimisht edhe brenda burgut të Dubavë, por e kanë dërguar edhe në Institutin e Psikiatrisë ku ka qëndruar dy javë.”, tha Shala.
Shala ka kërkuar nga organet e rendit ta zbardhin këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur.
“Për neve është shqetësuese kjo që ka ndodh, për neve si organizatë që merremi me monitorimin e burgjeve është rast i rënd dhe kërkojmë të bëhen hetime dhe të ndërmerren masa parandaluese për të ardhmen”, shtoi Shala.
Vetëvrasjen e të burgosurit nga Mitrovica e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasojë e vetëvarjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
SHKK bën të ditur se me këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa informon se ky shërbim ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.
“Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.