Shoferi godet me veturë mbesën e tij në Kaçanik

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Dubravë të Kaçanikut një person ka goditur me veturë nga pakujdesia mbesën e tij të mitur.

E mitura është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Dubravë, Kaçanik, 25.04.2022 – 15:05. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia ka goditur mbesën e tij këmbësoren femër kosovare (e mitur). Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme