43 vjeçari Milit Shehu është gjetur i vrarë në afërsi të marketit dhe restorantit “Getoari”, ku edhe punonte si roje, në Krushë të Vogël të Prizrenit, shkruan KlanKosova.
Shehu, i cili ishte veteran i luftës, është vrarë gjatë orarit të punës.
Sipas pronarit Bashkim Elshani, i ndjeri besohet të jetë vrarë rreth mes orës 12:00 – 01:00 pas mesnatës.
Trupi i pajetë është gjetur nga vëllai i tij rreth orës 06:00 mëngjesin e sotëm.
Viktima është vrarë me armë zjarri nga disa të shtëna në gjoks, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet.