Një ditë pasi vrau kryeplakun e fshatit Mërqi në Lezhë, ka folur para organeve të drejtësisë Tonin Prendi. Dosja.al mëson se ai është shfaqur i qetë, ndërsa u ka treguar bluve të Lezhës edhe arsyet e krimit. Theksojmë se Prendi ishte shkues qe mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës dhe kishte një miqësi të ngushtë me 63-vjeçarin. Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit Tonin Prendi.
Si ndodhi vrasja?
Kohët e fundit marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të mira. Kjo për arsye se ka pasur pakënaqësi që lidheshin me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera.
Mësohet se Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Prendi dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit.Viktima i kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë së bashku dhe se punët e shtëpisë së tij do të ja besonte disa punëtorëve të tjerë.
Kaq majtoi që mëngjesin e ditës së djeshme Tonin Prendi mori një armë zjarri automatik vrau mikun e tij. Viktima ishte në parcelë bashkë me tre punëtorët e tij. Plumbat e kanë përshkuar tej për tej 63 vjeçarin Marku duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika e autorit. Tonin Prendi u arrestua 5 orë pasi kreu krimin e rëndë.