Rreth orës 12:15, në Shkozë të ditës së sotme në një kanal kullues në afërsi të banesave sociale dhe ngjitur me lumi e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija me iniciale K.H, katër vjeç.
Katër vjeçari ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020 , njofton Top=Channel.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe njoftojnë se po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.