Detaje të reja nga shpërthimi, ku u plagos ish-kryeministri

| 25 Maj 2017 | 20:16 | Nga

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi në makinën e ish-kryeministrit të Greqisë. Mësohet se ish-kryeministri Lukas Papademos ka mbetur i plagosur rëndë, si dhe shoferi i tij, pas shpërthimit të ndodhur pasditen e sotme në Athinë.

Mediat greke raportojnë se makina ka shpërthyer me një lëndë ende të papërcaktuar dhe menjëherë janë hapur jastëkët e ajrit.

Ish-kryeministri Papademos është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka qenë shef i qeverisë greke në vitet 2011-2012.

Ndërkohë, forca të shumta policie shkuan në zonën ku ndodhi ngjarja dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Sipas hetimeve paraprake, zarfi me lëndë eksplozive për ish-Kryeministrin Papademos ka qenë një shenjë paralajmërimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme