Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja sa i përket grabitjes së armatosur në Bankën për Biznes, e ndodhur dje në mëngjes në Fushë Kosovë.
“Dy persona të maskuar dhe të armatosur pasi kanë hyrë në një bankë, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë grabitur një shumë parash të gatshme dhe pastaj me një motoçikletë janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitet policore në një rrugicë kanë gjetur të djegur një motoçikletë, e cila dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit. Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.