Detaje të reja rreth vrasjes së djeshme në Prishtinë, policia liroi pronarin e shtëpisë

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Një person është vrarë mbrëmë rreth orës 21:00 në Veternik të Prishtinës.

Disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur.

Një burim në kushte anonimiteti për Indeksonline ka thënë se katër persona të armatosur kanë hyrë në shtëpi, ku pronari në vetëmbrojtje ka shtënë me armë.

Në këtë rast, sipas këtij burimi dyshohet se personi që është vrarë është personi K.K, i njohur për policinë.

Sipas këtij burimi,  pas intervistimit, pronari i shtëpisë është liruar, pasi grabitësit kanë qenë të armatosur dhe viktima për të mbrojtur familjen ka qenë i detyruar të shtije me armë.

Hetuesit policorë kanë qëndruar deri vonë në vendin ku ka ndodhur vrasja në Veternik të Prishtinës.

Ata kanë marrë të gjitha gjurmët nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme