“Big Brother VIP” i erdhi fundi dhe fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri.
Pavarësisht mbështetjes së madhe, Donaldi nuk arriti të triumfojë përballë rivalit të tij. Mirëpo, kur Donaldi hyn në studio është vënë re një moment që nuk ka kaluar pa u komentuar.
Ardit Çuni dhe Semi Jaupaj, të cilët i uruan fitoren Ilirit, nuk qëndruan në këmbë për ta duartrokitur Donaldin, por vendosin të ulën menjëherë. Kujtojmë që Semi dhe Donaldi kishin shumë afrimitet brenda shtëpisë për shkak të Borës.
Gjërat ndryshuan kur ky i fundit u lidh me Beatrix Ramosaj. Ndërsa, Arditi ka qenë gjithmonë në anën e Ilirit, madje e ka thumbuar shpeshherë Donaldin.