Deti nxjerr drogë në bregun e Durrësit

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 15:42 | Nga

Një sasi droge është gjetur në bregdetin e Durrësit.

Burime nga policia thanë se një thes me 20 kilogramë kanabis sativa është gjetur në bregdetin e Kallmit, rreth orës 16:20 minuta të dy ditë më parë.

Policia shprehet se pas gjetjes, thesin e ka dërguar në drejtorinë e Durrësit për të gjetur peshën e saktë.

Ende nuk dihet se nga ka ardhur kjo sasi droge, të jetë hedhur nga ndonjë anije, apo më keq të jetë mbytur ndonjë gomone dhe kjo është vetëm një pjesë e sasisë së drogës që ishte ngarkuar.

Nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me këtë sasi lënde narkotike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme