Policia në aksion kundër drogës, dy të rinj kapen me kokainë në Novobërdë

Prishtinë | 08 Qer 2022 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia.

Njëjtë ka ndodhur edhe dje, në fshatin Stanishor të Novobërdës, ku Policia arriti të arrestojë dy persona, njëri 34-vjeçar e tjetri 20-vjeçar, të cilët u kapën me drogë.

Dy të rinjtë u arrestuan pas një aksioni të Policisë, nën dyshimet se të njëjtit posedojnë substanca narkotike. Pas ndalimit nga zyrtarët policorë, te dy të dyshuarit u gjet një substancë narkotike, e llojit marihuanë, që  më pas u konfiskua.

Ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në stacion policor, ku janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme