Deutsche Welle mohon akuzat e mediave në Serbi për përfshirje në protestat aktuale antiqeveritare

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia mediatike gjermane Deutsche Welle (DW) ka mohuar për portalin EWB (European Western Balkans) pretendimet e mediave proqeveritare serbe se është e përfshirë në protestat aktuale antiqeveritare.

“DW nuk përfaqëson asnjë këndvështrim politik në Serbi dhe për këtë arsye mban qëndrim neutral ndaj protestave paszgjedhore”, thuhet në një reagim me shkrim nga kjo media.

Me kërkesën për anulimin e zgjedhjeve të Beogradit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, përfaqësues të partive opozitare dhe qytetarë kanë protestuar tri ditë me radhë para selisë së Komisionit të Zgjedhjeve. Një tjetër protestë është paralajmëruar për të enjten. Qytetarët dhe politikanët e opozitës pohojnë se fitorja e Partisë Progresive Serbe në pushtet në Beograd është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve, siç dëshmojnë videot e shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe mediat që nga dita e zgjedhjeve, duke vërtetuar parregullsi të shumta zgjedhore.

Pothuajse të gjitha tabloidet pro-qeveritare serbe kishin në faqet e tyre të para artikuj që diskreditonin organizatorët e protestave, përfshirë grupin joformal “Studentët kundër dhunës”, i cili përbëhet nga të rinj dhe studentë të Universitetit të Beogradit.

Të ngjashme