Një 72 vjeçar ka vdekur pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Ponçarë.
Saimir Hoxha rreth 43 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, duke drejtuar një motor ka përplasur T. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, këmbësor në rrugë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, transmeton tch.
Drejtuesi i motorit, është shoqëruar në Komisariatin e Bilishtit për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.