Me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down, sot në Pejë është mbajtur ankandi humanitar me piktura të punuara nga fëmijët e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në këtë komunë.
Në ankand morën pjesë pronarë biznesesh, të cilat ndihmuan financiarisht duke blerë këto punime.
Në mesin e bizneseve ishte edhe korporata Devolli, e cila edhe mori mirënjohje.