Pandemia gloabale e quajtur COVID-19 po vazhdon të detyrojë njerëzit që të bëjnë ndryshime edhe në mënyrën e jetës së njerëzve.
Një rast të tillë e ka përjetuar edhe një çifti amerikan, të cilët ditë më parë kishin ditën më të lumtur të jetë së tyre.
Grace Leimann dhe Carlos Muniz kishin caktuar datën e martesës në mes të korrikut, por pak ditë para dasmës dhëndri u infektua me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Madje, gjendja shëndetësore e dhëndrit u përkeqësua dhe kështu përfundoi në një prej spitaleve të qytetit të San Antonios.
Por, kjo situatë nuk e ndali Grace që të lidhte kurorë me dashurinë e jetës së saj dhe pasi u konsultua me mjekët e spitalit, i bëri partnerit një befasi.
Ajo veshi fustanin e bardhë dhe u fut në dhomën e kujdesit shëndetësor të të dashurit të saj.Atij i kishte përgatitur një kostum letre duke ia vënë mbi shtrat.
Ndryshe, familjarët e Carlos dhe mjekët ishin të ftuarit e vetëm në ceremoninë e çiftit.