Dhjetë klinika të QKUK-së janë duke vazhduar grevën përkundër mohimeve të menaxhmentit se po ndodh kjo grevë, raporton Koha Ditore.
Mjekët e këtyre klinikave po kërkojnë që pagat e tyre të jenë të njëjta me ato të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Në grevë janë së paku 103 mjekë, në bazë të listave të nënshkruara, të cilat i ka siguruar gazeta.
Në gjitha këto klinika po punohen vetëm rastet urgjente. Sallat nuk janë duke punuar e as shërbimet specialistike. Klinikat e Kirurgjisë përbejnë rreth 50 për qind të QKUK . Nga burime të saj, gazeta ka mësuar se para pak minutash grevës i është bashkuar edhe Spitali i Gjakovës.