Ndërkohë që CIA merret më shumë me personat e huaj që përbëjnë rrezik për vendin, FBI ka për detyrë të kapë kriminelët e brendshëm.
Këta janë 10 më të kërkuarit e FBI-së në listën me 523 persona. Nga këta 523, 162 janë kapur me ndihmën e publikut, vetëm falë postimit të fotove.
Dhjetë më kryesorët e listës kërkohen për krime të rrezikshme, si vrasja dhe trafiku i drogës.
Ata që japin informacion shpërblehen sipas rëndësisë së çështjes, dhe ata të “Top 10” variojnë nga 100 mijë, shumica, në 20 milionë dollarë. /TCH/
Rafael Caro-Quintero, 2018, 20 milionë dollarë. Kumbari i trafikut meksikan të drogës. Ka ndihmuar kartelin e Guadalaharas në vitet 1970, si dhe ka marrë peng e ka vrarë agjentin e FBI-së, Kiki Kamerana, në vitin 1985
Alejandro Castillo, 2017, 100 000 dollarë, vrau ish të dashurën dhe u largua nga SHBA-të
Santiago Villalba Mederos, 2017, 100 000 dollarë. anëtar i bandës Lokotes Sureno. Vrau një vajzë rastësisht duke e qëlluar nga makina. I plagosi edhe vëllain
Bhadreshkumar Chetanbhai Patel, 2017, 100 000 dollarë, vrau gruan duke e goditur me sende të forta në punë
Yaser Abdel Said, 2014, 100 000 dollarë, vrau dy vajzat e tij adoleshente në Teksas
Jason Derek Brown, Grabitje me armë dhe vrasje e rojës së kinemasë
Alexis Flores, 2007, 100 000 dollarë, për pengmarrjen dhe vrasjen e një 5-vjeçareje në Filadelfia.
Robert Fisher 2002, 100.000 dollar. Fisher vrau gruan dhe dy fëmijët, pastaj hodhi shtëpinë në erë.
Eugene Palmer, 2019, 100 000 dollarë, vrau nusen e djalit
Arnoldo Jimenez, u shtua në vitin 2019, 100 000 dollarë shpërblim, vrau gruan brenda Maseratit, ditën e dasmës