Dhjetë ngjarje historike që u nxitën nga rrethanat e pazakonta

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 00:51 | Nga

Historia është e mbushur me tregime dhe anekdota, mbi atë sesi detaje në dukje të parëndësishme, ndryshuan botën.

Ndërsa shumë prej këtyre historive janë thjesht anonime, ka pasur rrethana dhe përkime të çuditshme që nuk mund të zhvlerësohen. Pasi përballë ngjarjeve të jashtëzakonshme, çdo gjë mund të jetë e mundur.

screen-shot-2016-09-09-at-23-28-51

1. Revolucioni Francez dhe ergoti

Në vitin 1789, në Francë u përhap fjala se banditët e fshehur në pyje, po detyronin shumë fshatarë të rrëmbenin armët. Kjo ngjarje u bë e njohur si Frika e Madhe, dhe shërbeu si një nga katalizatorët e Revolucionit Francez. Megjithatë, arsyeja për Frikën e Madhe mbetet kryesisht e pashpjegueshme. Në vitet 1980, Meri Kilbërn Matosian nga Universiteti i Merilerndit në SHBA propozoi që të korrat e këqija mund të kenë qenë shkaku i paranojës.

Më herët në vitin 1974, një historian pati deklaruar se thekra e kultivuar në fund të viteve 1700 ishte e infektuar me ergot. Ergoti, një myk që rritet në thekër, është i njohur si shkaktar i simptomave si paranoja dhe halucinacionet, dhe përmban kimikate me të cilat prodhohet droga LSD.

Rreth një e dymbëdhjeta e të gjithë kulturës së thekrës ishte prekur nga ergoti, për shkak të dimrave të ftohtë dhe pranverave të lagështa. Prandaj helmimi nga ergoti i shumëpërhapur, mund të ketë qenë pas fillimit të Revolucionit Francez.

screen-shot-2016-09-09-at-23-28-00

2. Sër Tomas Bladuort dhe zjarri i madh i Londrës

Në vitin 1666, një zjarr masiv shkatërroi pjesën më të madhe të Londrës së vjetër. Asokohe, Sër Tomas Bladuort ishte kryetari i bashkisë së qytetit, dhe dëshira e tij për të fjetur mund të ketë shkaktuar një tragjedi lehtësisht të parandalueshme. Në orën 2:00 të mëngjesit të datës 2 shtator, shtëpia e bukëpjekësit mbretëror në Pudding Lane mori flakë. E vendosur në një rrugë të ngushtë, dhe e rrethuar me ndërtesa të shumta prej druri, zjarri u përhap shpejt.

Kur Sër Bladuort u zgjua me urgjencë dhe u njoftua për zjarrin, ai e shpërfilli ngjarjen dhe u kthye të flinte duke thënë: “Edhe një grua mund ta fikë, duke pshurrur mbi të”.

Ai injoroi paralajmërimet për të shembur ndërtesat përreth, deri kur qe tepër vonë, dhe kur zjarri u shua Londra ishte bërë shkrumb e hi. Samuel Pepis nuk u habit nga sjellja e Bladuort, ndërsa ka sugjerime se kryebashkiaku kishte qenë duke pirë natën kur shpërtheu zjarri. Megjithatë Bladuort mbeti në detyra qeveritare deri kur vdiq.

screen-shot-2016-09-09-at-23-27-16

3. Çmenduria e Henrit VIII dhe sindroma CTE

Për pjesën më të madhe të mbretërimit të hershëm, Henri VIII ishte një udhëheqës shumë inteligjent dhe i aftë, por gjendja e tij mendore u prish dhe ai u bë paranojak, me shpërthime inati dhe sjelljet prej të çmenduri. Henri VIII ishte një sportist i njohur, dhe kjo mund të ketë çuar në vdekjen e tij. Në vitin 1524, ai pësoi një lëndim në kokë gjatë një turneu dyluftimesh që e la atë me migrenë.

Në vitin 1536, Henri mbeti dy orë pa ndjenja pasi kali i tij me armaturë ra mbi trupin e tij. Pikërisht pas këtyre aksidenteve, ai filloi të përjetojë simptomat e paqëndrueshmërisë mendore. Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të provuar këtë shkencërisht, zbulimi kohët e fundit i sëmundjes së Encefalopatisë Traumatike Kronike(CTE), përputhet me shumë prej simptomave të Henrit VIII.

CTE, e zakonshme tek atletët që përjetojnë dëmtime të përsëritura në kokë, shkakton simptoma të ngjashme me çmendurinë dhe Parkinsonin. Henri filloi të harronte shumëçka dhe ishte i prirur për luhatje humori, dhe kjo mund të shpjegojë trajtimin famëkeq të grave të tij, së bashku me paaftësinë për të kryer marrëdhënie seksuale, pavarësisht se kishte qenë donzhuan në rininë e tij.

screen-shot-2016-09-09-at-23-26-34

4. Çarls Uitman u ndikua nga një tumor

Në 1 gusht të vitit 1966, ish-marinari Çarls Uitman u ngjit në majë të kullës së orës në kampusin e Universitetit të Teksasit në Ostin. Ai vrau 13 persona dhe plagosi 32 të tjerë. Përveç kësaj, ai vrau nënën dhe gruan e tij. Po çfarë e çoi Uitmanin drejt këtij akti të pakuptimtë e shkatërrues? Gjatë autopsisë në trurin e tij, u gjet një shpjegim i mundshëm. Një lloj tumori i quajtur glioblastoma në madhësinë e një monedhe të vogël u zbulua teksa ishte në zmadhim e sipër në talamusin e tij, duke prekur hipotalamusin e tij dhe shtypur amigdalën.

Kjo e fundit është përgjegjëse për rregullimin emocional, dhe padyshim që tumori luajti një rol të rëndësishëm në përkeqësimin e shëndetit mendor të Uitmanit. Ndërsa veprimet e tij ishin krejtësisht të dënueshme, zbulimi hedh disi dritë mbi atë se si faktorët biologjikë mund të luajnë një rol të rëndësishëm tek aktet kriminale.

screen-shot-2016-09-09-at-23-25-48

5. Lufta e Shtatë Ditëve dhe Ndërhyrja Hyjnore

Kur forcat arabe shpallën qëllimin e tyre për të pushtuar Izraelin në vitin 1967, besohej gjerësisht se izraelitët nuk kishin asnjë shans t’i bënin ballë. Përmes rastësive të mahnitshme – të cilat shumica e izraelitëve ia atribojnë ndikimit shpirtëror – lufta u kthye në një bumerang për arabët, ndërsa Izraeli në fund arriti të zgjerojë me 2 herë territorin që kishte pushtuar më herët.

Që para se të vendosej fillimi i pushtimit, komandanti i forcave egjiptiane në Sinai ishte urdhëruar të ndryshonte oficerët, por zëvendësit nuk dinin thuajse asgjë rreth terrenit izraelit. Tre orë para se sulmit ajror izraelit të shkatërronte Forcat Ajrore Egjiptiane, inteligjenca egjiptiane u përpoq në fakt të njoftonte forcat sulmuese tokësore, por për disa arsye të panjohura, askush nuk e informoi komandantin.

Kur u zbulua prania e një avioni luftarak izraelit nga inteligjenca në Jordaninë veriore, u dërgua alarmi i kuq në Kajro, por sërish për disa arsye të panjohura, mesazhi nuk mundi të deshifrohej. Së fundmi, kur sulmet ajrore izraelite ndodhën vërtet, asnjë zyrtar i lartë nuk gjendej aty pranë për të bërë diçka, pasi e kishin kaluar një natë më parë duke parë një shfaqje vallëzimi belly dancing.

screen-shot-2016-09-09-at-23-25-05

6. Modë dhe tuberkuloz

Gjatë epokës viktoriane, tërheqja dhe moda lidheshin me shumë prirje të çuditshme, por moda u ndikua nga një faktor i çuditshëm – tuberkulozi. Tuberkulozi u romantizua aq shumë gjatë asaj kohe, sa që shumëkush e cilësonte standarde të bukurisë femërore. Gjatë viteve 1780-1850, kozmetika dhe veshjet prodhoheshin për të imituar pamjen e dikujt që po vdes nga sëmundja e tmerrshme. Gjërat ndryshuan pasi Robert Koh izoloi bakterin e tuberkulozit në vitin 1881, dhe kur filloi të marrë hov teoria e embrionit.

Filloi të përhapet histeria, dhe shumë nga tendencat nisën të ndryshojnë rrënjësisht. Fustanet e derdhura dhe fundet e famshme, të veshura nga gratë në shekullin XIX-të, ndryshuan për t’u bërë më pak mbretërore, pasi besohej se pëlhura shtesë mund të ruante mikrobet e tuberkulozit. Mjekrat mbaheshin masivisht nga burrat e kohës për të ndihmuar përhapjen e tuberkulozit, prandaj në fillim të shekullit të XX kjo tendencë u zhduk. Nuk dihet ende nëse këto masa arritën të funksiononin.

screen-shot-2016-09-09-at-23-24-21

7. Sëmundja e Idenit dhe Kriza e Suezit

Menjëherë pas dorëheqjes së Uinston Çërçillit si kryeministër i Anglisë në vitin 1955, në Egjipt shpërtheu kriza, kur Abdel Naser pushtoi Kanalin e Suezit, rrugën më të rëndësishme përmes së cilës kalonte nafta për në Evropë. Entoni Iden, pasardhësi i Çërçillit, u detyrua të merrej me menaxhimin e situatës, por një sëmundje e gjatë mund të keyë kompromentuar udhëheqjen e tij.

Në vitin 1953, Ideni i ishte nënshtruar një operacioni në fshikëzën e tëmthit, por pati një komplikacion kur mjekët i prenë gabimisht me bisturi kanalin biliar.

Kjo i shkaktoi Idenit një  dhimbje afatgjatë, kundër së cilës ai përdori qetësues dhe amfetamina. Sjellja e Idenit ishte shumë kaotike gjatë pjesës më të madhe të Krizës së Suezit, dhe ai mori një seri vendimesh të gabuara që në fund të fundit shkaktuan rënien e Britanisë së Madhe si një fuqi botërore. Ai u detyrua të japë dorëheqjen me turp në vitin 1957.

screen-shot-2016-09-09-at-23-23-22

8. Çrregullimi i tërbimit mes fiseve Hetfilld dhe Mekoi

Familjet feudale Hetfilld dhe Mekoi janë aq të famshme, sa janë bërë thuajse pjesë e pandarë folklorit amerikan. Ndërsa dhuna midis dy klaneve ka kohë që ka përfunduar, një nga shkaqet e saj mund të jetë sëmundja Von Hippel-Lindau. Ajo është një çrregullim i rrallë, që mund të shkaktojë tumore në gjëndrën e veshkave.

Për shkak të stresit në këto të fundit, ata që vuajnë nga kjo sëmundje kanë simptoma të ndryshme, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, dhimbje të forta koke, dhe prodhimin e tepërt të hormoneve “lufto ose mbathja”.

E gjithë kjo kombinohet për të prodhuar një tip që e humb shpejt qetësinë dhe bëhet agresiv. Ajo është gjetur në tre të katërtat e familjes Mekoi dhe paraardhësit. A mund të ketë shkaktuar ky çrregullim i rrallë egërsinë që nxiti gjakmarrjen mes fiseve Hetfilld dhe Mekoi? Ngjan e mundur, për shkak se shumë nga Mekoit shfaqin sot simptoma të ngjashme, edhe për shkak të tumoreve.

screen-shot-2016-09-09-at-23-22-24

9. Shkurrja që digjet e Moisiut

Moisiu mbetet një nga figurat më të rëndësishme të të gjitha kohërave, por ai i traditës mund të jetë në fakt shumë i ndryshëm nga Moisiu historik. Pema e akacies, e përmendur shpesh nga Moisiu gjatë gjithë Dhjatës së Vjetër, përmban halucinogjenin e fuqishëm dimetiltriptaminë ose DMT, e cila përdoret në një shpikje të njohur si ajahuaska. Kjo mund të thotë se “e famshmja “shkurre që digjet” e Moisiut mund të jetë nxitur nga përvojat e tij fetare me drogën halucionante.

Gjatë ngjarjeve në Malin e Sinait, ku Moisiu mori Dhjetë Urdhëresat, ai mund të ketë qenë plot me DMT, çka shkakton shkreptima drite të ngjashme në dëshminë e përshkruar në Bibël. Efektet e ajahuaskas janë studiuar gjerësisht në rajonin e Amazonës, ku ajo është përdorur si pjesë e ceremonive fetare, dhe të dhënat tregojnë se Moisiu mund të ketë qenë duke e përdorur gjatë gjithë kohës.

screen-shot-2016-09-09-at-23-21-15

10. Epilepsia e Zhan D’Arkës

Zhan D’Ark është e njohur sot për përdorimin e udhëzimeve hyjnore për të luftuar kundër ushtrive pushtuese angleze gjatë Luftës së Njëqind Viteve. Megjithatë, fakti që Zhana pohoi se qenë zërat qiellorë ato që frymëzonin veprimet e saj, ka nxitur shumë studiues moderne të sugjerojnë shkaqe më shumë organike. Konkretisht, epilepsinë.

Zhan D’Ark mund të ketë vuajtur nga një lloj i veçantë epilepsie, e quajtur epilepsia idiopatike e pjesshme, me karakteristika të dëgjimit të zërave ose IPEAF. Ajo pohonte se dëgjonte herë pas here dhe rastërisht zërat e shenjtoreve si Shën Katerina dhe Shën Margarita, që është lloji i episodit të përbashkët tek këta lloj epileptikësh.

Zhana thoshte gjithashtu tha shumica e përvojave të saj, qenë paraprirë nga “tingujt e këmbanave”, çka e bënte të ngjashme me epileptikët e tjerë, të cilët dëshmojnë se zhurma të caktuara shkaktojnë episode të ndryshme. Mjerisht, kjo diagnozë s’mund të vërtetohet. Mund të kryhet testet e AND-së, por aktualisht nuk ka asnjë mostër të tillë nga Zhana.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme