Dhjetë persona me aftësi të kufizuara kandidatë për zgjedhjet e 17 tetorit

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi ka njoftuar se në zgjedhjet për kuvende komunale të këtij viti të cilat mbahen me 17 tetor, garës i kanë hyrë edhe dhjetë persona me aftësi të kufizuara.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi ka thënë se si asnjëherë më parë është rritur numri i kandidatëve me aftësi të kufizuara nëpër subjekte politike.

“Si asnjëherë më parë, këtë vit është rritur numri i kandidatëve me aftësi të kufizuara nëpër subjekte të ndryshme, që synojnë një përfaqësim të denjë nëpër Kuvendet Komunale të Kosovës, të cilët tani kanë nevojë për mbështetje”, shkruan Maliqi.

Ai tutje theksoi se “Zëri i tyre rreth të drejtave dhe përmirësimit të situatës së personave me aftësi të kufizuara në vend, është më se i domosdoshme të ngritet dhe të dëgjohet”.

Të ngjashme