Dhjetë policë kufitar mbeten të bllokuar në Tanushë (Video)

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Për gjashtë ditë me radhë 10 policë kufitar të stacionit policorë të fshatit Tanushë, në kufi me Kosovën, kanë mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve të borës.

Sipas Alsat, ushqimi i tyre është drejt përfundimit ndërsa lëvizja është e pamundur pasi bora ka arritur prej 1.5 deri 2.5 metra.

Lidhjet telefonike nuk punojnë herë pas here, ndërsa policët kanë kërkuar ndihmë nga dikasteri të cilit i përkasin.

https://www.youtube.com/watch?v=FcggkzIJHaE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme