1. Ha ushqime që të bëjnë mirë. Pamja e jashtme paraqet atë që ha. Patatet e skuqura do të dalin në pah, ky është fakt.
2. Bëhu shoqe me steperin. Është një vegël për ushtrime që i forcon të gjitha njëherazi: krahët, kofshët dhe këmbët e tua. Çfarë do të bësh në kohën tënde të lirë?
3. Bli rroba banjo që të rrinë puthitur. Edhe rrobat e banjës trup mund të jenë seksi.
4. Duhet të depilohesh. Kjo sepse lëkura duket më e bukur dhe e re.
5. Mos e nënvlerëso kurrë fuqinë e një të kuqi buzësh me ngjyrë të hapur. Provo një hidratues me përbërës kundër plakjes.
6. Mbrojtja nga dielli është detyrim, gjithmonë.
7. Lëre kremin hidratues të përthithet për tri minuta para se të vësh makijazh apo produkte të tjera mbi lëkurë.
8. Shqyrtoje nga e para kujdesin e përditshëm për bukurinë. Flokët, indi i lëkurës dhe ngjyra mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, po ashtu duhet të ndryshojnë dhe produktet që përdor.
9. Ji e vetëdijshme që do të ketë gjithmonë diçka në trupin tënd që nuk do të të pëlqejë.
10. Gjithmonë ka diçka që mund ta veshësh dhe që do të të bëjë të ndihesh më mirë.