Sa më e formuar një femër, më vështirë gjetja e partnerit ideal

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 23:45 | Nga Ekonomia Online

Studimet e fundit kanë nxjerrë rezultate vërtetë të frikshme sa i takon faktit të femrave, të cilat e kanë mjaft të vështirë për të gjetur partnerin ideal. Një femër në karrierë kërkon edhe më shumë nga vetja, ndaj ajo dëshiron që të ketë në krah një mashkull të realizuar.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i fundit, i kryer nga Universiteti i Bristolit.

Sa më shumë vite të kalojnë dhe sa më shumë të ngjisë shkallët e karrierës një femër, aq më shumë rriten kërkesat e saj, e ndërsa gjetja e një partneri ideal mbetet thjeshtë një ëndërr.

Por për këtë gjë studiuesit nuk fajësojnë femrat, por meshkujt. “Është bërë keq për burra”, thuhet mes të tjerash në studim.

Statistikat tregojnë se numri i femrave të pa martuara është rritur me 35.7 %. Ndërsa mosha kur një femër sjell një fëmijë në jetë është rritur ndjeshëm. Shumica e femrave bëhen nëna pas moshën 25 ose 26 vjeç.

“Ndodh sepse një femër e shkolluar dhe e realizuar, kërkon një partner në të njëjtin nivel. Dhe shumica e meshkujve u tremben femrave të tilla”, ka thënë një nga sociologet që ka qenë pjesë e këtij studimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme