Rreth 40,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Kaliforni, si pasojë e shpërthimit të zjarreve.
Zjarrfikësit po përpiqen t’i mbajnë ato nën kontroll, pasi kërcënojnë shumë territore në veri dhe jug të shtetit amerikan.
Autoritetet thanë se zjarret pritet të përkeqësohen në fundjavë.
“Rrethanat janë të shumëfishta, nuk është vetëm moti i thatë – janë erërat e forta dhe lagështia e ulët”, tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.
Kalifornia ende po rimëkëmbet nga zjarret e vitit të kaluar, që kanë lënë rreth 100 njerëz të vrarë, transmeton periskopi. Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.
Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.